Lajme
Rekord i Postës Zvicerane: Në vitin 2019 ka dërguar 148 milionë paketa
Kjo është një rritje prej 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë. Për më tepër, rritja e vitit të kaluar ishte njëherësh rekordi i gjashtë me radhë, i arritur në 6 vitet e fundit në këtë pikë
Posta e Zvicrës në vitin 2019 ka përpunuar më shumë paketa se ndonjëherë më parë. Sipas Postës, kanë qenë gjithsej 148 milionë paketa që kanë qarkulluar përmes saj gjatë vitit 2019, shkruan srf.ch.
Kjo është një rritje prej 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë. Për më tepër, rritja e vitit të kaluar ishte njëherësh rekordi i gjashtë me radhë, i arritur në 6 vjetët e fundit në këtë pikë.
Jo vetëm sasia e paketave, por edhe kërkesat e klientëve janë rritur, thuhet në njoftimin e Postës së Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Bazuar në kërkesën e klientëve, paketat është dashur të arrinin në destinacion gjithnjë e më shpejt. Ndërsa kjo kërkon investime shtesë në infrastrukturë.
Nga ana tjetër, vëllimi i letrave të dërguara përmes postës, në vitin 2019 është ulur për 4.8 për qind. Konkretisht, kanë qenë 1807 milionë letra të përpunuara, krahasuar me 1898 milionë sa kanë qenë një vit më parë, përcjell albinfo.ch. Vëllimi në këtë fushë është ulur me 18 për qind në pesë vjetët e fundit.
Sidoqoftë, Posta e Zvicrës përpunon rreth 100,000 dërgesa në ditë, përpunim që duhet të bëhet i tëri me dorë. Për këtë arsye, grupi po investon në një sistem të ri në Cyrih-Mülligen, i cili mund të përpunojë dërgesat e vogla të mallrave me makinë. Fabrika do të vihet në veprim gradualisht nga pranvera e vitit 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih















