Kosova
Rekord i ri në kreditim, bankat komerciale japin 2.684 miliardë euro në Kosovë
Rritet vlera e kredive të reja në Kosovë, arrin në 2.68 miliardë euro në vitin 2025
Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2025 ka arritur në 2.684 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, transmeton albinfo.ch.
Sipas GAP-it, kjo rritje e kreditimit reflekton vazhdimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesën për financim nga bizneset dhe qytetarët, edhe pse kostoja e huamarrjes ka shënuar rritje, me normën efektive të interesit që ka kaluar nga 6.1% në vitin 2024 në 6.4% në vitin 2025.
Të dhënat historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të kreditimit gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2015, vlera e kredive të reja ishte rreth 1.1 miliardë euro, ndërsa në vitin 2025 kjo shumë është më shumë se dyfishuar, duke treguar zgjerimin e aktivitetit bankar dhe rritjen e kërkesës për financim.
Normat e interesit kanë pasur një trend zbritës nga viti 2015 deri në vitin 2022, kur arritën nivelin më të ulët prej rreth 6%. Megjithatë, vitet 2023–2025 kanë shënuar një rritje graduale të normës efektive të interesit, në përputhje me zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare.
Këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt në koston e financimit për bizneset dhe ekonomitë familjare, ndërsa rritja e kreditimit mbetet një indikator i rëndësishëm i aktivitetit ekonomik në vend.
Të dhënat e GAP-it bazohen në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe pasqyrojnë ecurinë e kreditimit bankar gjatë periudhës 2015–2025./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha Pjesëmarrja e Kosovës në World Economic Forum përmes platformës House of Kosova po merr gjithnjë e... -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Belgjikë
U qëllua për vdekje, humb jetën shqiptari pas të shtënave me armë zjarri në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
Legjenda e Zvicrës merr drejtimin e FC Basel Një kapitull i ri për FC Basel me Stephan Lichtsteiner trajner... -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Gjykata Federale ndryshon rregullat për tatimin mbi fitimet nga pronat në Zvicër -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Valais ndan 10 milionë franga për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe familjet e tyre












