Futboll
Renditja e vendeve të treta, a mund të kualifikohet Shqipëria
Euro 2024 përfundoi të shtunën në mbrëmje raundin e dytë të fazës në grupe, me 24 skuadrat, të cilat përgatiten të luajnë edhe xhiron e fundit përpara se të mësojnë fatin e tyre.
Në fazën e 1/8-ave kalojnë 16 skuadra, që do të thotë dy vendet e para të të gjashtë grupeve, si dhe katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupet, transmeton albinfo.ch.
Por, si paraqitet renditja provizore e skuadrave të vendeve të treta në grup, në të cilën ndodhet edhe kombëtarja jonë, deri tani një ndeshje nga fundi i fazës së grupeve? Më poshtë gjeni edhe renditjen e skuadrave të pozicionuara në vendin e 3-të për çdo grup.
Cilat janë kriteret për pozicionimin më të mirë në renditjen e skuadrave të treta në këtë evropian?
Kriteret:
-numri më i lartë i pikëve të fituara në fazën e grupeve;
-diferenca më e mirë e golave në fazën e grupeve;
-numri më i madh i golave të shënuar në fazën e grupeve;
-numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve;
-sjellja më e mirë e lojës së ndershme në grup (çdo paralajmërim: një pikë; çdo përjashtim për karton të dyfishtë të verdhë ose përjashtim direkt: tre pikë);
-pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose barazim nëse përfshihet Gjermania).
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta Bernë: Shoferi 36-vjeçar iu konfiskua menjëherë patenta, njoftoi policia të shtunën. Mjeti i tij u sekuestrua... -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme














