Lajme
Rëndohet gjendja në Gjermani, infeksione të shumta me Covid
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, citohet të ketë thënë se Gjermania duhet të shqyrtojë masa të mëtejme kufizuese rreth kontaktit social dhe duhet ta rrisë numrin e personave me dozë përforcuese të vaksinës, përcjell albinfo.ch.
Kancelari Scholz pritet të takohet të premten me udhëheqësit rajonalë për të diskutuar për mënyrat e reagimit kundër përhapjes së variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Omicron, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Shtrëngimi, fatkeqësisht, do të jetë i nevojshëm për ta luftuar valën e rëndë që është duke ardhur rrugës sonë”, tha ministri gjerman për grupin medial “RedaktionsNetzwerk Deutschland”.
Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” raportoi 58.912 raste të reja të mërkurën, gati dyfish më shumë se një ditë më parë, kur u raportuan 30.561 infeksione. Përpos rasteve, të mërkurën u shënuan edhe 346 të vdekur nga Covid-19.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, citohet të ketë thënë se Gjermania nuk dëshiron që të vendosë izolim të ri. “Dëshirojmë që t’i shmangim mbylljet e përgjithshme dhe të zonave të plota në të ardhmen”, tha ai për të përditshmen “Stuttgarter Nachrichten”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













