Lajme
Rënia e çmimeve të qumështit vë nën presion fermerët zviceranë: Po punojmë kot
Mbiprodhimi po ul ndjeshëm çmimet e qumështit dhe po e shtyn sektorin e qumështit në Zvicër drejt një krize të thellë. Duke nisur nga 1 shkurti, disa fermerë do të përballen me një ulje të të ardhurave prej rreth katër centimesh për kilogram qumësht, një reduktim që rrezikon seriozisht mbijetesën e shumë fermave.
Sipas Federatës së Prodhuesve të Qumështit të Zvicrës, shkaku kryesor është mbiprodhimi, i cili arrin rreth 10% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Prodhimi është rritur nga 3.2 miliardë kilogramë në vitin 2023 në 3.4 miliardë kilogramë në vitin 2025, duke ushtruar presion të fortë mbi tregun, transmeton albinfo.ch.
“Ulja e çmimeve nuk është kurrë një vendim i lehtë. Ne preferuam të vendosnim një çmim të qëndrueshëm, edhe pse më të ulët se ai aktual, për të ofruar një perspektivë për prodhuesit dhe blerësit gjatë gjithë vitit,” shpjegoi Boris Beuret, president i Federatës së Prodhuesve të Qumështit, në edicionin informativ të orës 19:30 të së premtes.
Kapacitetet e përpunimit të mbingarkuara
Sipas një deklarate të Shoqatës Ndërprofesionale të Qumështit, edhe kapacitetet e përpunimit po arrijnë kufijtë maksimalë, gjë që kontribuon në rritjen e tepricave të qumështit në treg.
Në Lugnez, në rajonin Ajoie (JU), fermeri i qumështit Daniel Studer, anëtar i bordit drejtues të shoqatës Mooh që përfaqëson rreth 3,600 prodhues, thekson se duhet gjetur urgjentisht një zgjidhje. Sipas tij, “teprica e qumështit duhet të largohet nga vendi” dhe të gjenden mënyra për eksport, “fatkeqësisht me çmime të ulëta”.
Kërkim zgjidhjesh për të mbijetuar
Në Montagne-de-Moutier (JU), rënia e çmimeve ka sjellë pasoja të rënda. Në fermën e Jenna Kohler, fermere e qumështit, situata është alarmante: nga 1 shkurti ajo do të marrë vetëm 50 centë për litër, një nivel që ajo e konsideron katastrofik.
“Aktualisht po prodhojmë me humbje. Nëse çmimi i qumështit bie edhe më tej, nuk do të jetë më e mundur; do të duhet të fusim para nga xhepi. Tani po punojmë pa fitim – është më mirë të ndalosh sesa të humbasësh para,” shprehet ajo.
Si alternativë, Kohler po kërkon kanale të tjera shitjeje. Së fundmi, ajo ka nisur të shesë qumështin drejtpërdrejt në një dyqan pranë një stacioni karburanti, ku një shishe 1 litër shitet për 1 frang. “Po shkon mirë! Kemi pasur një mbështetje të madhe. Njerëzit e dinë ku ndodhet dyqani në Moutier dhe vijnë drejtpërdrejt këtu,” thotë ajo, duke e parë këtë si një rreze të vogël shprese.
Megjithatë, në shkallë kombëtare, muajt e ardhshëm pritet të jenë shumë të vështirë për industrinë e qumështit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











