Lajme
Rënia e një diktatori: 30 vjet nga rrëzimi i statujës së Enver Hoxhës
Kjo është një foto historike e cila dëshmon rrëzimin e përmendores se diktatorit Enver Hoxha, që shënoi edhe fundin e komunizmit në Shqipëri.
Plot 30 vjet nga kjo dite, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka hapur ekspozitën “Rënia e një diktatori” në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e kujtesës”, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ekspozita e cila do të jetë e vendosur në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar sjell informacione të njohura dhe pak të njohura, nga vendimi për ngritjen e monumentit e deri në rrëzimin e tij si edhe dokumenton, zhvillimet e atyre ditëve.
“20 shkurti dhe ky 30-vjetor është ditë përkujtimi për gjithë shqiptarët, sepse pa mësuar nga e shkuara, gabimet e së shkuarës po i bëjmë edhe sot, dhe besoj se kështu do të vazhdojë. Ekspozita është kuruar nga tre historianë të rinj, dhe jam shumë e lumtur që jemi në gjendje tani të mbështesim historianët e rinj që duan ta zbardhin të shkuarën”, tha Jonila Godole, drejtoreshë e IDMC.
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, nxiti krijimin e një kulturë të përkujtimit të viktimave të diktaturës
“Viktimat e diktaturës kanë të drejtën të mbahen mend. Është e rëndësishme të kujtojmë historinë e secilit dhe të ruajmë vendet e ngjarjes si vende përkujtimore.
Një kulturë aktive e përkujtimit është gjithashtu e rëndësishme, në veçanti për të sensibilizuar të rinjtë për faktin se paqja, pluralizmi demokratik, toleranca dhe pranimi nuk janë dhe nuk kanë qenë marrë si të mirëqena në historinë e Evropës”, u shpreh ambasadori gjerman në vendin tonë Peter Zingraf
Më 20 shkurt të 1991, mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit vetëm pak muaj pasi regjimi i vjetër kishte nisur të lejonte pluralizmin politik.
Greva e urisë e qindra të rinjve në qytetin “Studenti” në dhjetor 1990, pasoi me një varg ngjarjesh dhe aktesh kundër sistemit monist, që kulmuan me rrëzimin e shtatores së Hoxhës. Kjo ngjarje vulosi dhe shembjen e diktaturës së fundit komuniste në Evropë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












