Shkurt.ch
Rënie e eksportit dhe importit gjatë korrikut
Tregtia e Zvicrës me jashtë ka pësuar një rënie të theksuar gjatë muajit korrik. Eksportet zvicerane në muajin e përmendur kanë qenë për 7.4 për qind më te ulëta se një muaj më parë, bën të ditur Administrata Federale e Doganave.
Rreth 80 për qind të degëve ekonomike që eksportojnë mallra janë të prekura nga kjo rënie, njofton srf.ch.
Gjithashtu gjatë periudhës së përmendur rënie kanë regjistruar edhe importet. 8.3 për qind më pak mallra se në qershor ka importuar Zvicra gjatë korrikut të këtij viti. Kjo rënie është si rezultat i çmimeve më të ulëta të produkteve të jashtme.
Por me gjithë këtë rënie të eksportit, Zvicra gjatë korrikut më shumë ka eksportuar se ka importuar mallra. Ndryshimi në mes të eksportit dhe importit ka qenë 3.7 miliardë franga (ë favor të eksportit).
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











