Lajme
Rënie e ndjeshme e infeksioneve në Zvicër -18.2% më pak brenda një jave
Janë raportuar 11,915 raste, krahasuar me 14,570 sa ishin në javën e mëparshme. Kjo tregon për një rënie të ndjeshme prej 18.2 për qind
Numri i infeksioneve të raportuara me koronavirus në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit është ulur ndjeshëm në javën nga 26 prill deri më 2 maj (java 17 e vitit) krahasuar me javën e mëparshme.
Njësoj ka ndodhur edhe me numrin e të shtruarve në spital për Covid-19, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
Por, po gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i viktimave në lidhje me sëmundjen e koronavirusit.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar rreth kësaj, të enjten, në raportin e saj të fundit javor, transmeton albinfo.ch. Në javën e 17-të, janë raportuar 11,915 raste të konfirmuara nga laboratori, krahasuar me 14,570 sa ishin në javën e mëparshme. Kjo korrespondon me një rënie të ndjeshme prej 18.2 për qind.
Në javën raportuese, janë realizuar 183,614 testime që përbën një rënie minimale prej 0.6 për qind krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e testeve pozitive PCR ka rënë nga 9.6 për qind në 8.3 për qind, përcjell albinfo.ch.
Përqindja e testeve të shpejta pozitive të antigjenit gjithashtu ka rënë (nga 5.6 për qind në 4.5 për qind).
Numri i pranimeve në spital të pacientëve Covid-19 ka rënë në 381 gjatë javës raportuese nga 395 pranime sa ishin raportuar në javën e mëparshme.
Numri mesatar i pacientëve me sëmundje Covid 19 në një njësi të kujdesit intensiv ishte 253 në javën raportuese krahasuar me 248 në javën e mëparshme.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore













