Shkurt.ch
Rënie e madhe e krimit te të rinjtë, veçmas te ata me prejardhje ballkanike
Ky zhvillim nuk mund të shpjegohet me faktin e rënies së numrit të të rinjve në popullsinë e gjithmbarshme dhe ai përfshin si të rinjtë zviceranë ashtu dhe ata me prejardhje të huaj
Një trend i filluar para disa vitesh i uljes së numrit të delikteve të kryera nga të rinjtë, ka vazhduar edhe në vitin 2015. Njoftimin për këtë ecuri pozitive e ka publikuar të enjten Zyra Federale për Statistikë.
Në të vërtetë, viti 2015 ka qenë i gjashti vit me radhë që ka shënuar rënie të kriminalitetit të dhunshëm të kryer nga të rinjtë, transmeton albinfo.ch agjencinë e lajmeve sda.. Kështu, nëse në vitin 2009 ishin akuzuar për vepra të dhunshme penale afër 4440 të fëmijë e të rinj nga mosha 10 deri 17 vjeçare, në vitin 2015 kishte përgjysmë më pak akuza për vepra të tilla. Po kështu, në një përpjesëtim të ngjashëm ka rënë edhe kriminaliteti i të rinjve në përgjithësi.
Ky zhvillim nuk mund të shpjegohet me faktin e rënies së numrit të të rinjve në popullsinë e gjithmbarshme dhe ai përfshin si të rinjtë zviceranë ashtu dhe ata me prejardhje të huaj.
Ndonëse edhe më tutje të rinjtë me prejardhje të huaj në krahasim me komunitetin që u takojnë, vazhdojnë të bëjnë më shumë delikte se moshatarët e tyre zviceranë, trendi edhe te ta po shkon drejt uljes, përcjell albinfo.ch. Kështu, në vitin 2015v në statistikën policore figuronte se në 1000 të rinj të huaj kishte 5 të akuzuar për delikte, ndërsa në mes të 1000 të rinjve zviceranë ishin 3 të tillë.
Rënia e shkallës së kriminalitetit të të rinjve është veçanërisht e theksuar te të rinjtë me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavisë dhe nga Turqia, konstaton Zyra Federale e Statistikës.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











