Lajme
Rënie e madhe e lejeve për ndërtim në Gjermani
Numri i lejeve të dhëna për ndërtimin e apartamenteve në Gjermani u ul në tetë muajt e parë të këtij viti me 28%, njofton zyra gjermane e statistikave. Shkaku është rritja e kostove të ndërtimit dhe kushtet më të këqija të financimit, për shkak të normave tepër të larta të itneresit në banka, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se po ndërtohen 175.500 apartamente të reja, 69.100 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka llogaritur Destatis.
Vetëm në muajin gusht janë dhënë leje për ndërtimin e 19.300 banesave, 31.6 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Statisticienët spekulojnë se rënia e mprehtë ndoshta është shkaktuar kryesisht nga kostot e larta të ndërtimit dhe nga përkeqësimi i kushteve të financimit.
Qeveria gjermane ka planifikuar ndërtimin në vit të 400.000 apartamenteve të reja, por këto shifra janë shumë larg realizimit. Këto shifra nuk janë realizuar as vitin e kaluar, e nuk do të realizohen as këtë vit.
Të dhënat “tregojnë se banesat kërcënohen me kolaps”, tha presidenti i Shoqatës Gjermane të Pasurive të Paluajtshme, Andreas Mattner. “Politika duhet të kalojë nga fjalët në veprime. Edhe sot”, shtoi ai.
Sektori i pasurive të paluajtshme ka qenë themeli i ekonomisë gjermane prej vitesh, me një peshë të pestë në PBB dhe një të dhjetën në numrin e të punësuarve. Të inkurajuar nga normat e ulëta të interesit, investitorët derdhën miliarda në asete që i konsideronin të qëndrueshme dhe të sigurta.
Investimet, ndërkohë, kanë rënë për shkak të një rritje të mprehtë të normave të interesit dhe kompanitë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme janë zhytur në falimentim mes ngrirjes së biznesit dhe rënies së çmimeve. Numri i njerëzve të punësuar në ndërtim filloi të bjerë për herë të parë në pothuajse dhjetë vjet.
Ndërtuesit planifikojnë t’i propozojnë qeverisë një paketë të re masash deri në fund të muajit që duhet të lehtësojë krizën më të madhe në sektorin e pasurive të paluajtshme në një brez.
Kancelari Olaf Scholz u takua me drejtues në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe zyrtarë rajonalë në shtator. Disa pjesëmarrës në takim thanë në atë kohë se masat e paralajmëruara të mbështetjes ishin një hap në drejtimin e duhur, por në përgjithësi të pamjaftueshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












