Lajme
Rënie e ndjeshme e numrit të rasteve në Zvicër: 12.839 për 3 ditë
Të kujtojmë: vetëm rreth dy javë më parë, numri i rasteve ditore kishte kaluar edhe 10 mijëshn.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 12.839 raste të reja pozitive për koronavirusin, të shënuara në tri ditët e fundit. Siç dihet, që nga shtatori, BAG nuk publikon shifra të rasteve gjatë ditëve të fundjavës por ato i përfshin, të përmbledhura, ditën e hënë.
Mesatarja e 7 ditëve është 5678 në ditë ose 24 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është dukshëm në rënie.
Duhet theksuar se, me rreth 400o raste në ditë, të raportuara gjatë ditëve të fudjavës, ulja e numrave tashmë po tregon një tendencë të qartë të zbutjes së gjendjes, shkruan albinfo.ch. Të kujtojmë: vetëm rreth dy javë më parë, numri i rasteve ditore kishte kaluar edhe 10 mijëshin.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 diët e kaluara aktuështë 24.8 për qind.
Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 26’221 teste në ditë dhe kështu është ulur për 13 për qind në krahasim me javën e mëparshme.
BAG po ashtu ka raportuar 198 vdekje të reja gjatë tri ditëve të fundit. Kantonet aktualisht raportojnë 3820 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 4 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













