Tematike
Rënie rekorde e kërkesave për pasaportën zvicerane
Rënie veçanërisht e madhe e kërkesave për pasaportën zvicerane është shënuar te shtetasit e Serbisë dhe ata të Gjermanisë
Gjatë vitit 2012 ka pasur dukshëm më pak të huaj që kanë kërkuar shtetësinë zvicerane. Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM), numri i të huajve që në vitin 2012 janë natyralizuar ka qenë 33456, ose afër 10 për qind më pak se një vit më parë. Është kjo shifra më e ulët e natyralizimit e shënuar gjatë më shumë se dhjetë viteve të fundit. Rënie veçanërisht e madhe e kërkesave për pasaportën zvicerane është shënuar te shtetasit e Serbisë dhe ata të Gjermanisë, të cilët për një kohë të gjatë përfaqësonin grupet më të mëdha që kërkonin natyralizimin.
Kjo tregon se fluksi i madh i shënuar viteve të fundit i gjermanëve drejt Zvicrës mund të quhet i përfunduar.
Shtetasit gjermanë vetëm nga viti 2007 kanë fituar të drejtën që kur të marrin shtetësinë zvicerane të mund të ruajnë edhe shtetësinë gjermane. Dhe kjo e drejtë ka bërë që në dy vitet pasuese të kishte një fluks të madh të kërkesave të gjermanëve për të marrë shtetësinë zvicerane. Me kohë ky trend është qetësuar. Kësaj tendence i ndihmon edhe fakti se shtetasit e vendeve të BE-së, që nga miratimi i Marrëveshjes për lëvizje të lirë gëzojnë në Zvicër pothuaj të njëjtat të drejta sikur qytetarët zviceranë
Gjatë vitit 2012, pasaportën zvicerane e kane marrë vetëm 3000 shtetas gjermanë.
Ndër faktorët që, sipas BFM-së kanë mundur të ndikojnë në uljen e interesimit për pasaportën zvicerane është edhe kriteri më i ashpër që është vendosur tashmë në disa kantone, ku kërkohen kurse të gjuhës si kusht, shkruan gazeta Der Sonntag.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













