Shkurt.ch
Rënie rekorde e numrit të martesave
Enti i statistikave ka konstatuar rënie edhe në numrin e shkurorëzimeve dhe të lindjeve ndërkohë që numri i vdekjeve gjatë vitit 2013 ka shënuar rritje
Martesat në Zvicër nuk kanë qenë kurrë më pak „në modë“ se gjatë vitit 2013. 39500 çifte i kanë thënë po njëri tjetrit, që është për 7.5 për qind më pak se një vit më parë, njofton Enti Federal për Statistika. Kjo paraqet rënien më të madhe të shënuar brenda vitit, që nga vitet e shtatëdhjeta. Ndërsa numër i ngjashëm i vogël i kurorëzimeve është regjistruar për herë të fundit edhe në vitin 2004, pra dhjetë vite më parë.
Enti i statistikave ka konstatuar po ashtu rënie edhe në numrin e shkurorëzimeve dhe të lindjeve ndërkohë që numri i vdekjeve gjatë vitit 2013 ka shënuar rritje.
Numri i shkurorëzimeve ka qenë 17000 që është për 500 më i vogël se një vit më parë.
Statistikat më të reja tregojnë edhe numrin e martesave brenda të njëjtës gjini. 690 martesa të tilla janë realizuar gjatë vitit 2013, që përbën një numër stabil, pothuaj të pandryshuar në kraasim me një vit më parë.
Meshkujt kanë lidhur mes vete 460 martesa të tilla që është afërsisht dy herë më shumë se numri i martesave të lidhura në mes të femrave.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet












