Lajme
Republika e Burundit njeh Republikën e Kosovës
Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC-ut dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës
Republika e Burundit është shteti i radhës i Organizatës së Kombeve të Bashkuar që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran, njofton kabineti i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky është shteti i 92 që zyrtarisht njeh realitetin e ri në Ballkan.“Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura”, thuhet në një njoftim për media. “Njohja nga ky shtet, sipas Pacollit, është e rëndësishme edhe për faktin se thyhet akulli tek këto vende të cilat, sipas tij, kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb, sipas tij, është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. “Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv”, thuhet në njoftim.Gjatë turneut dy javorësh, Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Rwandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











