Kosova
Republika e Çekisë emëron ambasador në Kosovë për herë të parë
Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë të martën.
Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë sqaroi për Radio Evropa e Lirë se deri më tani në krye të misionit diplomatik ka qenë “i ngarkuari me punë”, kurse tani është emëruar ambasadori.
Qeveria e ish-kryeministrit Mirko Topolanek njohu pavarësinë e Kosovën në vitin e shpalljes së saj më 2008.
Derisa qëndrimi i shtetit çek rreth pavarësisë nuk ka ndryshuar kurrë, dy presidentët e kaluar të Çekisë, Vaclav Klaus dhe Millosh Zeman, nuk kishin emëruar ambasador çek në Kosovë, madje ky i fundit kishte propozuar edhe tërheqjen e njohjes.
Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i lartë i NATO-s, nisi mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit të Republikës Çeke më 9 mars.
Ambasadori i emëruar, Mazanek, është njëri prej diplomatëve çekë me diplomë nga Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Moskës, dhe deri tani ka qenë ambasador në Lituani, i ngarkuari me punë në Tajlandë dhe konsull i përgjithshëm në Kinë dhe Poloni.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje












