Lajme
Reshat Arbana nderohet me “Nderin e Kombit”
Ndarja e këtij çmimi është bërë në një ceremoni të organizuar në Tiranë, ku morën pjesë intelektualë dhe artdashës, familjarë dhe miq
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, aktorin e shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana, me motivacionin si aktor i shquar i teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror u bë një artist popullor, rolet e të cilit pasuruan me vlera të reja kulturën kombëtare.
Ndarja e këtij çmimi është bërë në një ceremoni të veçantë të organizuar në Tiranë, në të cilën morën pjesë intelektualë dhe artdashës, familjarë dhe miq.
“Duke parë një vepër që ka mbetur në memorien e kombit dhe duke pasur parasysh faktin që juve ju duan njerëzit në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi e në diasporë, kudo. Juve ju duan, sepse kanë arsye t’ju duan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepse keni mbetur shumë i thjeshtë dhe jeni një njeri fisnik. Ju jeni pjesë e tyre dhe kam një detyrim institucional, por edhe nëse do të kisha qenë pjesë e thjeshtë e shoqërisë, do të isha bërë pjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull”, ka thënë presidenti Topi.
Aktori Arbana, është shprehur i gëzuar dhe tepër i respektuar me nderin e bërë me rastin e dorëzimit të këtij çmimi. Reshat Arbana ka interpretuar në dhjetëra filma, duke e bërë atë një aktor të dashur për publikun mbarë shqiptar.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











