Shkurt.ch
Reshje rekorde shiu në Zvicër
Ajo çfarë ka përjetuar Shchaffhausen-i ndodh njëherë në 50 deri 100 vjet”, thotë klimatologu i MeteoSchweiz, Stephan Bader
Në mbrëmjen e të enjtes në Zvicër ka mbretëruar një mot i ligë që nuk mbahet mend për nga intensiteti i të reshurave. Sipas meteorologëve bëhet fjalë për një fenomen me përmasa “historike”, pasi që, sidomos në Zvicrën veriore dhe atë lindore nuk ka rënë prej rreth 50 vitesh shi në këtë sasi dhe intensitet.
Sipas MeteoSchweiz, në Shcafhaussen është matur reshja më e madhe brenda dhjetë minutash, që nga fillimi i matjes automatike në vitin 1981. Me fjalë të tjera, brenda dhjetë minutash në këtë qytet kanë rënë 32.8 litra shi në një metër katror, që është sasia më e madhe nga viti 1981.
Ajo çfarë ka përjetuar Shchaffhausen-i ndodh njëherë në 50 deri 100 vjet”, thotë klimatologu i MeteoSchweiz, Stephan Bader.
Dëmet që ka pësuar qyteti brenda disa minutave janë të barabarta me ato që në kushte normale i pëson brenda një viti.
Një strehë kafshësh është shkatërruar e tëra dhe me këtë kanë ngordhur të gjitha kafshët e strehuara aty. Po ashtu raportohet për kafshë të tjera në shtëpitë private, që kanë pësuar nga niveli i lartë i ujit.
Sipas Meteonws,reshjet e djeshme rekorde, qytetin Schaffhausen e vendosin në vendin e dytë në listën qyteteve zvicerane që kanë përjetuar reshje më të mëdha. Rekordin e mban Locarno me reshjen prej 33.6 litrash në dhjetë minuta, që është shënuar në vitin 2003.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër













