Kosova
Reshjet e shiut në Prishtinë kanë përfshirë edhe QKUK-në
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut që kanë rënë orët e pasditës së sotme në Prishtinë kanë përfshirë edhe QKUK-në.
Sipas njoftimit, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.
“Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore. Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme. QKUK, ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













