Botë
Resortet më të mira turistike të dimrit në Evropë
Ky vit, i karakterizuar nga temperatura të larta dhe mungesë bore, nuk ka qenë sezoni më i mirë për adhuruesit e skive në malet europiane.
Neilson Active Holidays kreu një studim të 55 resorteve të njohura për ski në Europë, duke llogaritur një shifër mesatare mujore të reshjeve të borës për secilin.
Sipas gjetjeve, resortet në Francë kryesojnë listën. 6 resorte franceze renditen në 10 destinacionet më të mira për borë në listën e Europës.
Niveli i reshjeve të borës në resortin Val Thorens arrin mbi 1.2 m në muaj. Me vendndodhje në luginën Tarentaise të Alpeve Franceze, mali i lartë 2300 m mbi nivelin e detit, është resorti më i lartë në Europë, sipas revistës britanike “Snow”.
Kjo lartësi mundëson temperatura shumë të ulëta, të nevojshme për reshjet e borës, dhe një sezon shumë të gjatë. Zakonisht, resorti qëndron i hapur nga nëntori deri në maj.
Saalbach-Hinterglemm
Saalbach-Hinterglemm në Austri renditet i dyti, me 1.18 m reshje mesatare borë çdo muaj, i ndjekur nga resorti francez Tignes me pak më shumë se 1.14 m borë në muaj. Më pas, ishte La Plagne me 1.1 m, Flaine dhe La Rosière me rreth 1.08 m dhe Val d’Isère me 1.03 m.
Val Gardena
Për skiatorët e rinj, raporti përmend resortin italian Val Gardena si një vend të përsosur për të mësuar, pasi ka “numrin më të madh të shpateve, 67 pista të gjelbra, pothuajse dyfishi i resortit francez Megève që u rendit i dyti në listë.
Ata me pak më shumë përvojë mund të shkojnë në Söll – SkiWelt në Austri, e cila u rendit e para për sa i përket numrit të pistave blu të skive.
Së fundi, skiatorët ekspertë duhet të provojnë Sauze d’Oulux në Itali, e cila ka 40 pista të zeza, me shkallë shumë të lartë vështirësie. / Travel and Leisure
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden











