Lajme
Resorti përfshihet nga zjarri, humbin jetën 10 persona, plagosen 32 të tjerë
Rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit natën e kaluar, pëcjell albinfo.ch.
10 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri, që fillimisht ranë në katin e katërt të një ndërtesë 11-katëshe.
Zjarri filloi rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, fillimisht në katin e restorantit të hotelit dhe më pas u përhap në ndërtesë.
Në hotel ndodheshin 234 persona të akomoduar në momentin që ra zjarri. Ekipet zjarrfikëse luftuan me flakët e zjarrit, për të evakuuar turistët dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, të cilat ende nuk janë bërë me dije.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gelikaya, është shprehur se autoritetet janë duke punuar me përkushtim për të ndihmuar të lënduarit dhe për të bërë të mundur dërgimin e ndihmës së nevojshme.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












