Lajme
Restorantet hapin ambientet e brendshme, mysafirët pëlqejnë tarracat
Mehmet Daku, shef i restorantit të St. Gallenit "Lokremise", ka një arsye për të qenë i lumtur: “Na pëlqen që kemi mot të mirë. Dhe kjo do të ndryshojë nga fundi i javës"
Zvicra ka hapur më në fund edhe zonat e brendshme të restoranteve, duke filluar nga sot, e hënë, 31 maj. Por, të paktën deri në kohën e drekës, mysafirët kryesisht nuk kanë bërë ndryshime në rutinën e tyre, shkruan srf.ch.
Për shkak edhe të motit me diell, ata preferojnë të ulen jashtë, në tarraca, tregon një vështrim në qytete të ndryshme të Zvicrës.
Por për Mehmet Dakun, shefin e restorantit të njohur të St. Gallenit “Lokremise”, ka një arsye për të qenë i lumtur: “Na pëlqen fakti që kemi mot të mirë. Dhe kjo duhet të ndryshojë përsëri në fund të javës”, transmeton albinfo.ch.
SRF ka transmetuar drejtpërdrejt nga ky restorant atmosferën me rastin e rihapjes së plotë të restoranteve, në kuadër të zbutjes më të fundit të masave të mbrojtjes ndaj koronavirusit.
Kah mbrëmja, kur temperaturat bien përsëri, restorantet presin më shumë mysafirë në ambientet e tyre të brendshme.
Me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi që nga e hëna, katër persona lejohen të ulen në çdo tryezë në ambientet e brendshme të restoranteve. Ata duhet të respektojnë distancën minimale prej 1.5 metra midis tavolinave.
Maska duhet të mbahet gjatë ecjes nëpër restorant por jo në tavolinë, përcjell albinfo.ch.
Në hapësirat e jashtme, lejohengjashtë persona për tryezë ndërsa detyrimi për regjistrim vazhdon të jetë në fuqi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












