Ekonomi
Reth 1 milion vende të lira pune në Gjermani
Gjermania ende ka rreth një milion vende të lira pune. Punëdhënësit thonë se nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për punë. Asnjëherë pas bashkimit të vendit nuk kishte aq shumë kërkesa për punë, sipas Deutsche Welle, shkruan albinfo.ch.
«Spiegel» në edicionin e saj online shkruan se nëpër radio me posterë, reklama në interneti, kompanitë “qajnë” për punëtorë të rinj. E gjithë ekonomia është në fluturim, eksportet po humbin. Shumë gjermanë shpenzojnë para në dyqane. Gjendja mes kompanive është po aq e mirë sa kurrë. Tani janë publikuar rezultatet e reja të hulumtimeve në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto në vend, në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë.
Për mungesën e punëtorëve, shkruan edhe gazeta “Rheinland” në edicionin e saj online, duke sjellë një rast interesant të qytetit Langenfeld, ku ekspertët paralajmërojnë se në vitet e ardhshme në Gjermani do të ketë mungesë akute të kujdestarëve mjekësorë, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se është gjithnjë e më e vështirë për mjekët dhe shërbimet mjekësore të gjejnë personel. Spitali “Shën Martin “në Langenfeld filloi me një metodë të pazakontë për të joshur punëtorët. Ata ofrojnë 1.000 euro për ata që do të gjejnë kujdestar të kualifikuar mjekësor”.
“Kjo ka shkaktuar reagime të shumta publike. Një shef i klinikës shpjegoi se paratë do të paguhen edhe në qoftë se personeli i punësuar për të paktën një vit do të punojë në spital. Ai theksoi se në një ekonomi të lirë është normale që të paguahet për ndërmjetësim për punë.
Hekurudhat gjermane “Deutsche Bahn” (DB) shpallen konkurse jo më pak se për 1000 vende pune në gazetën “Berliner Morgenpost”
dhe qëllimi është që deri në fund të vitit të punësohen 1,000 njerëz”.
Hekurudhat gjermane kërkojnë kandidatë edhe në Hamburg, Mynih, Nuremberg, Këln, Mannheim dhe Frankfurt. Zakonisht kërkohen shoferë trenash, personel ndihmës, etj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide














