Lajme
Reth 330 mijë punëtorë në Zvicër, vijnë nga Italia, Franca dhe Gjermania
Numri i punëtorëve të huaj që udhëtojnë çdo ditë për të punuar në Zvicër është rritur në të gjitha rajonet
Të dhënat e reja të lëshuara Zyra Federale e Statistikave (FSO) tregojnë se më shumë se 329,000 njerëz vijnë nga Italia, Franca dhe Gjermania për të punuar në Zvicër çdo ditë. Në këtë raport thuhet se pak më shumë se gjysma e të gjithë punetorëve ndërkufitarë jetojnë në Francë (54.8 për qind); pjesa tjetër udhëtojnë nga Italia (23.4 për qind) dhe Gjermania (18.4 për qind), transmeton albinfo.ch.
Sipas FSO-së, shumica e punëtorëve nd¨rkufitarë (220.266) janë të punësuar në sektorin terciar, i cili përfshin industri të shërbimeve dhe shitjes me pakicë. Ndërkohë, mbi 106,000 punojnë në sektorin sekondar, në prodhim dhe montim. Numri më i vogël, 2.073, ka punë në sektorin parësor – për shembull, përpunimi i lëndëve të para në një produkt të përfunduar.
Vlen të theksohet se ky numër i punëtorëve duhet të kthehen në vendbanimin e tyre kryesor jashtë vendit të paktën një herë në javë.
Sidoqoftë, edhe pse nuk banojnë përgjithmonë në Zvicër, ata duhet të marrin sigurimin shëndetësor zviceran, dhe të ndjekin rregulla të veçanta në lidhje me taksat, përfitimet e papunësisë, ngarjen dhe shërbimet financiare.
Disa muaj më parë The Local shpjegoi këto rregullore, të cilat ndryshojnë në varësi të vendit të banimit të punëtorit.
Këta punonjës të huaj pëlqejnë të punojnë për ndërmarrjet zvicerane sepse ata fitojnë paga në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa në vendet e tyre për punë të krahasueshme. Dhe duke qenë se ata nuk jetojnë në Zvicër me kohë të plotë, ata nuk ngarkohen nga kostoja e jashtëzakonshme e jetesës në Zvicër.
Punëtorët ndërkufitarë mund të punësohen në Zvicër falë një marrëveshjeje bilaterale që qeveria nënshkroi me vendet e Bashkimit Evropian. Kjo u lejon shtetasve të BE-së qasje të lirë në tregun e punës të Zvicrës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













