Shqipëria
Reuters: Kishat e Shqipërisë, “magnet” për turistët
Shumë kisha ortodokse në Shqipëri janë kthyer në rrënoja. Ekspertët thonë se, nëse ato rikonstruktohen, mund të kthehen në atraksione turistike.
Qeveria dhe vetë kishat ortodokse kanë nisur restaurimin e disa strukturave në jug të vendit, të cilat datojnë që nga periudha bizantine, shkruajnë mediat në Tiranë.
Ato janë të vendosura kryesisht në zona piktoreske dhe janë dëshmi e ndryshimeve që kanë ndodhur në politikën shqiptare gjatë shekullit të fundit, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria u bë shtet i pavarur pas Luftës së Parë Botërore, pas një periudhe të gjatë pushtimi nga Perandoria Osmane.
Ajo përqafoi komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas demokracinë në vitin 1990.
Sot aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Kisha postbizantine e Shën Anastasit në Leshnicë është shembulli më i mirë.
Afresket e saj kanë dalë në dritë kohët e fundit.
Muret e saj janë mbuluar me një veshje plastike për mbrojtje, ndërsa pjesë të afreskeve janë grumbulluar në njërën anë.
Jorgo Sheka thotë se vepra është ruajtur edhe gjatë komunizmit, pavarësisht vijës së ashpër staliniste që ndiqej atë kohë.
“Askush tjetër nuk ngriti gishtin, por Enver Hoxha kujdesej për të”, tha ai, duke shtuar se ata që pasuan në krye të shtetit e neglizhuan mirëmbajtjen e kishës.
Enver Hoxha i ndaloi të gjitha besimet fetare në vitet ’60-a, shkatërroi shumë kisha e xhami, por disa prej tyre i kurseu për hir të artit që mbanin brenda.
Më shumë se 60% e shqiptarëve janë myslimanë, ndërsa pjesa tjetër të krishterë.
Kisha e Leshnicës është e zbukuruar me pikturat e shenjtorëve me areola të arta dhe skena biblike në blu të errët dhe të kuqe.
Shën Anastasi daton në vitin 1797, por afresket në të sugjerojnë se është më e vjetër.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












