Shqipëria
Reuters: Negociatat e Shqipërisë, në “dorë” të Francës
Meqenëse Holanda ka dalë kundër hapjes së negociatave BE – Shqipëri, agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka shkruar se çdo gjë është në dorë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Duke qenë se Gjermani është e bindur për hapjen e negociatave me Shqipërinë, me 9 kushte për të plotësuar, Holanda ishte skeptike për arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Fati i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duket se do të jetë në dorë të vendimit të Francës.
Sipas Reuters, Maqedonia e Veriut ka një ‘Po’ dhe mbetet e pandryshuar, ndërkohë që nuk jepet një datë e caktuar për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Po ashtu Reuters shkruan se nëse ministrat e BE-së nuk arrijnë një marrëveshje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, mund të kërkojë ndihmë nga Macron për të arritur kompromisin, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












