Kosova
Reuters shkruan për rastin e Akil Gjakovës
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka shkruar për rastin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës të martën ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione rreth Gjakovës, i cili ndodhet në arrati.
Lajmi është transmetuar edhe në mediat e huaja. Reuters teksa jep lajmin për shpalljen në kërkim të Akil Gjakovës, kujton sukseset e shumta të xhudistit kosovar.
“Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e sportistit të xhudos, Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë në familje, tha policia të martën”.
“Policia e Kosovës po kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit që ta lajmërojnë stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë së bashku me fotografinë e Gjakovës, pa dhënë më shumë informacione për akuzat. Mediat lokale thanë më herët se gruaja e tij kishte bërë një kallëzim në polici.
Gjakova, 28 vjeç, ka fituar 62 medalje në xhudo, duke përfshirë gjashtë të arta, që nga viti 2011 në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe ishte caktuar të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024”, thuhet në artikullin e Reuters.
Federata e Xhudos së Kosovës tha se kishte qenë në kontakt me Gjakovën dhe besonte në pafajësinë e tij, duke thënë se ai ishte jashtë vendit dhe do t’u dorëzohej autoriteteve kur të kthehet.
Tutje Reuters përmend edhe rastin e djeshëm të vrasjes së një gruaje në Pejë nga i dyshuari, bashkëshorti i saj.
“Urdhër-arresti i Gjakovës vjen pasi vendi i vogël ballkanik u trondit kur një burrë vrau gruan e tij të martën, menjëherë pas një femicidi tjetër të premten e kaluar kur një bashkëshort vrau ish-gruan e tij.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shpalli të mërkurën ditë zie”, shkruan Reuters.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












