Bota
Revista Time si “Personat e Vitit”, ka shpallur gazetarët
Në shkrimin e publikuar nga revista, të titulluar “Gardianët dhe Lufta për të Vërtetën”, Time ka nderuar një varg të gazetarëve, duke përfshirë gazetarët e agjencisë së lajmeve, Reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të cilët janë dënuar në muajin shtator nga Qeveria e Mianmarit, sipas një Akti të epokës koloniale për Sekrete Zyrtare.
Në këtë listë është përfshirë gazetari i vrarë, Jamal Khashoggi dhe dy gazetarë të Reutersit, të burgosur nga Qeveria e Mianmarit, si “Personazhe të Vitit”.
Në mesin e të nderuarve janë edhe gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili është njohur si kritik i princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Ai është vrarë dy muaj më parë në konsullatën saudite në Stamboll, pasi ka hyrë aty për të rregulluar disa dokumente për martesë.
Revista po ashtu ka nderuar themeluesen e sajtit të Filipineve, Rappler, Maria Ressa, e cila ka qenë kritike e presidentit të këtij vendi, Rodrigo Duterte.
Në këtë listë janë vënë edhe stafi i gazetës Capital Gazette, pasi një person ka shtënë me armë dhe ka vrarë pesë persona në muajin qershor në selinë e mediumit.
Time ka thënë se ka vendosur të nderojë gazetarinë në kohën kur demokracia është nën rrezik nga qeveria dhe avancimet teknologjike.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












