Foto: Agron Rexhaj
E-Diaspora
Rexhaj nderohet për humanizëm, shpëtoi pilotin zviceran nga djegia
Fondacioni për kërkim dhe shpëtim të jetës në Bernë ka nderuar Zeqir Rexhajn nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Wohlen të Argaut me diplomë nderi për humanizmin, trimërinë dhe guximin e treguar në shpëtimin e pilotit zviceran, shkruan albinfo.ch
Zeqir Rexhaj shpëtoi pilotin zviceran, i cili ishte aksidentuar me një avion të vogël.
Ngjarja kishte ndodhur në komunën Muhen të kantonit Aargau në të cilën ishte rrëzuar një avion i vogël, pas rrëzimit avioni është përplasur me një veturë dhe me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda piloti dhe drejtuesja e veturës. Për heroizmin e Rexhajt patën shkruar dhe raportuar edhe mediet zvicerane.
Shqiptari Zeqir Rexhaj nga qyteti Wohlen, kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej. Pa ndihmën e tij piloti ndoshta nuk do të kishte mbijetuar. Zeqir Rexhaj tregon se ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur ndodhi tragjedia.
«Befas në anën e djathtë pashë një avion duke fluturuar shumë ulët. M’u duk e çuditshme, sepse aty afër nuk kishte pistë», tregon për ngjarjen.
Gjatë rrëzimit avioni u përplas me një veturë, duke e rrokullisur atë.
«E ndala menjëherë veturën dhe vrapova te vendi i aksidentit. Pasi pashë që avioni po digjej dhe gruaja në veturë nuk ishte drejtpërdrejtë në rrezik, vendosa t’i ndihmoj pilotit. », tha Rexhaj duke kujtuar këtë ngjarje.
“Piloti nuk kishte më forcë të dilte nga avioni dhe flakët kishin përfshirë edhe trupin e tij. Unë thjesht reagova dhe e kapa për koke duke e tërhequr nga avioni”.
Për fat të keq piloti pas një dite nuk mund të mbijetoj plagëve të marrura nga djegiet.
Foto: Agron Rexhaj
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais
















