Lajme
Rexhepi:Policia ka përdorur forcën minimale
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi turmat protestuese
Pas protestës me moton “Serbia nuk kalon”, zhvilluar prej orës 13:00 në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi turmat protestuese, të cilat të shtunën, duke iu përgjigjur thirrjes së lëvizjes “Vetëvendosje” kanë synuar t’i bllokojnë pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Me gjithë numrin e madh të atyre që janë lënduar në këtë protestë, ai ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.“Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale”, ka deklaruar ministri Rexhepi për “Kohën Ditore”, gjatë një bisede të shkurtër telefonike.
Ai nuk i ka cilësuar të tepërta as goditjet që kanë marrë protestuesit pas largimit nga vendi ku janë zhvilluar protestat.
“Natyrisht se edhe ata që shpërndahen, policia i orienton në drejtime të caktuara”, ka shtuar ai, duke iu shmangur shprehjes dhunë. Qëllimi i policisë gjatë gjithë kohës, sipas tij, ka qenë që të liroheshin rrugët dhe të mundësohej liria e lëvizjes.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












