Shqipëria
Riaktivizohen disa vatra në veri e në jug të Shqipërisë
Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së djeshme kanë mundësuar vënien nën kontroll të flakëve në veri të Shqipërisë. Në këtë mënyrë u arrit të shuheshin vatrat e zjarrit që rrezikonin banesat në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon.
Pas dy javësh betejë me flakët, pamjet që ofron Mali i Thirrës, Qafa e Kumbullës dhe Mali i Munellës janë tragjike. Me qindra hektarë pisha e bimësi të djegura totalisht.
Por me pushimin e shiut disa prej vatra mëngjesin e kësaj të enjte u riaktivizuan. Në Majën e Rrunës, në Kukës situata është nën kontroll. Forcat e zjarrfikëses dhe ato të armatosura po punojnë për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.
Nën kontroll është situata edhe në fshatin Patalej në Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Një vatër zjarri është raportuar edhe në malin e Tërbunit në Pukë, ku po punohet për të vënën situatën nën kontroll.
Që prej mesditës së sotme forcat e zjarrfikëses janë vendosur në fshatin Radat të Dropullit, në kufi me Greqinë, pas shfaqjes së një vatre të madhe zjarri. Dyshimet e para bien mbi dy barinj, që po kullosnin bagëtitë. Ndërkohë në Karaburun e Dukat beteja me flakët tashmë është e fituar./klantv
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana











