Riintegrimi, kriter i përmbushur i Kosovës?
Për liberalizim të vizave me BE-në , një ndër kriteret e kërkuara është edhe riintegrimi i personave të riatdhesuar nga shtetet evropiane
Institucionet qendrore dhe ato të nivelit lokal, thonë se kanë arritur të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Një ndër kriteret e kërkuara është edhe riintegrimi i personave të riatdhesuar nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Por, monitoruesit e procesit të kthimit dhe riintegrimit të personave të kthyer në Kosovë, nga vendet e Bashkimit Evropian nuk janë të kënaqur më punën e deritashme të autoriteteve kompetente sa i përket këtij procesi.
Autoritete kosovare janë në fazën përmbyllëse të nënshkrimit të marrëveshjeve për riintegrimin e personave të riatdhesuar me të gjitha vendet e BE-së, thotë Ibrahim Gashi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
„Sa i përket kriterit të marrjes se përgjegjësisë për riatdhesimin e personave që duhet të kthehen, Ministria e Punëve të Jashtme ka fasilituar procesin e nënshkrimit të marrëveshjeve“,ka thëne Gashi
Edhe Fisnik Rexhepi, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga vlerësimet e bëra të komisioneve përkatëse të BE-së është thënë se Kosova ka arritur progres në këtë drejtim.
Ai thotë se gjatë një viti në Kosovë kthehen rreth 5 mijë persona, dhe që autoritetet kompetente, siç thotë ai, po realizojnë projekte jo vetëm për akomodimin e tyre dhe asistencë emergjente, por po krijojnë projekte për punësim të qëndrueshëm.
„Qeveria e Republikës se Kosovës, ka ndarë fonde të mjaftueshme për riintegrimin e personave të riatdhesua. Ne kemi ndarë fonde për vitin e kaluar dhe për tri vjetët e ardhshme, 3.5 milionë euro, për riintegrimin e personave të riatdhesuar“, thotë ai.
Naim Osmani, drejtor ekzekutiv në Qendrën për të Drejtat Civile – konsideron se ky proces është i mbuluar me infrastrukturë të duhur ligjore, porse gjendja në terren sipas tij, mbetet me shumë probleme. Ai madje thotë se shumë persona të riatdhesuar, pas qëndrimit disa ditësh në Kosovë, për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike, po gjejnë forma alternative, për t’u kthyer në shtetin nga kanë ardhur .
“Ka probleme në terren, pasi të gjitha këto që janë të parapara më strategjinë për riatdhesim, nuk mund të zbatohen, qoftë për shkak të mos koordinimit të duhur, qoftë për shkak të problemeve financiare”, thekson Osmani.
Sidoqoftë, riatdhesimi, riintegrimi i personave të riatdhesuar, menaxhimi i integruar i kufijve, siguria e dokumenteve të udhëtimit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vlerësohet të jenë kushtet kryesore të cilat duhet të përmbushen nga pala kosovare lidhur me liberalizimin e vizave. /Albinfo.ch & REL/
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Agjencia Federale e Sigurisë paralajmëron për një mashtrim të ri Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) ka marrë një numër gjithnjë e në rritje raportimesh për... -
Qeveria lejon shërbimin postar zviceran të kursejë në dërgesat e postës -
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale











