Lajme
Rikthehet gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Seanca filloi sërish me tensione, ndërsa opozita hodhi sërish gaz lotsjellës duke e quar në shtatë muaj bllokimin e këtij institucioni
Edhe pse ishte pritur që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës të ishte më normale, pasi që sigurimi i Kuvendit solli një skaner që identifikon edhe gazin lotsjellës në ambalazh plastik, kjo nuk ndodhi. Seanca filloi sërish me tensione, ndërsa opozita hodhi sërish gaz lotsjellës duke e quar në shtatë muaj bllokimin e këtij institucioni.
Para se të hedhin gazin lotsjellës deputetët e opozitës me “goditje tavoline”, tentuan të pengojnë mbajtjen e seancës. Opozita po vazhdon të kërkoj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe heqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet që ka nënshkruar Qeveria me Serbinë dhe Malin e Zi.
Pas hedhjes së gazit, kryeparlamentari Kadri Veseli u detyra të kërkoj pauzë të detyruar, për të filluar më vonë. Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka parashikuar një seancë të ngjeshur me 18 pika në agjendë,
Deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosjes tha gjatë pauzës së Kuvendit, se opozita nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj.
“Opozita po vazhdon protestën e saj brenda seancës plenare. Çdo kush që ka pritur më ndryshe e ka pasur gabim. Qëllimet e opozitës së bashkuar e kanë arritur qëllimin. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me të njëjtat mënyra me të njëjta metoda e mbi të gjitha me të njëjtin qëllim”, ka deklaruar Selimi.
Ndërkaq deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se opozita është e bashkuar dhe me të njëjtat qëllime, duke kërkuar largimin e Qeverisë, për çka i ftoi qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e 26 marsit.
“Edhe njëherë e vërtetuam që opozita është e bashkuar, e kundërshtojmë këtë institucion që e ka humb legjitimitetin, e ftojmë popullin që me datë 26 të dali në sheh që ta kundërshtojmë këtë qeverisje me dy veprimet e saja antikushtetuese”, tha Haradinaj.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












