Lajme
Rikthehet orari i rregullt i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës
Zyrtarët e aeroporti thonë është kjo dita e tretë që nuk ka pas ndonjë anulim, pas ditës së martë kur pati disa anulime fluturimesh
Edhe pse po vazhdon moti i ftohtë me të reshura të herëpashershme bore në vend, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” fluturimet janë duke u zhvilluar normalisht.
Zyrtarët e aeroporti thonë është kjo dita e tretë që nuk ka pas ndonjë anulim, pas ditës së martë kur pati disa anulime fluturimesh.
Zëdhënësi i ANP-së, Altin Ahmeti ka thënë nëpërmjet telefonit për Kosovapress se orari i fluturimet është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka anulime siç ka pasur ditë më parë.
“Nuk ka pas probleme që tri ditë me fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Orari i fluturimeve është kryer ashtu siç është paraparë”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, para dy dite numri i fluturimeve që janë kryer ka qenë 20, ditën e djeshme 10 ndërsa sot, sipas orarit, pritet të kryhen 17 fluturime. /Kosovapress/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











