Shqipëria
Rikthimi i vizave për Shqipërinë, KE: “Nuk kemi marrë ndonjë njoftim“
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Berto, deklaroi se Brukseli është i njoftuar me votimin e Parlamentit holandez për pezullimin e regjimit pa viza për Shqipërinë, por se deri më tani në Komision nuk ka mbërritur një kërkesë e tillë.
“Ka procedurë specifike për mekanizmin për pezullim dhe deri më sot nuk kemi marrë kurrfarë njoftimi nga asnjë vend anëtar me kërkesë për aktivizimin e mekanizmit, për cilindo qoftë vend, të cilët kanë regjim të lirë të vizave”, deklaroi Berto.
Dje Parlamenti holandez u prononcua për pezullimin e regjimit pa viza për Shqipërinë për shkak të aktiviteteve kriminale të mafisë shqiptare në Holandë.
Berto shtoi se nëse mbërrin kërkesë formale nga cilido qoftë vend anëtar, Komisioni Evropian “me kujdes do ta analizojë, ta vlerësojë dhe ta përcaktojë, në pajtim me procedurat specifike dhe në bazë të të gjitha të dhënave”, nëse nevojitet të pezullohet regjimi i lirë i vizave për Shqipërinë, shkruan MIA, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja përkujtoi se Komisioni Evropian publikon raport të rregullt për gjendjen me liberalizimin e vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i fundit, i publikuar në dhjetor të vitit 2018, ka konstatuar se të gjitha vendet e rajonit vazhdojnë t’i përmbushin kushtet për udhëtim të lirë në Zonë e Shengenit.
Komisioni Evropian refuzoi të komentojë nëse dhe si do të reflektohej kjo kërkesë e Holandës mbi pritjet e Shqipërisë të fillojë negociata për anëtarësim me BE-në.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












