Lajme
Spanja dhe Greqia lehtësojnë masat për turistët
Ritmet e ngadalta të vaksinimit në Evropë dhe rritja e numrit të infektimeve rrezikojnë serish sezonin turistik. Spanja dhe Greqia kanë vendosur të lirojnë pjesërisht masat kufizuese për të shpëtuar këtë sektor nga kriza, për të dytin vit radhazi, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
SPANJA
Java e shenjtë simbolizon edhe fillimin e sezonit turistik në Spanjë, por që këtë vit, ashtu si edhe një vit më parë është lënë në hije nga pandemia e COVID-19. Gjatë fundjavës, grupe turistësh francezë, gjermanë dhe holandezë kanë mbërritur në aeroportin e “Kosta de Sol”.
Plazhet janë gati, baret dhe restorantet do të qëndrojnë hapur deri në 10 e gjysmë të mbrëmjes, ashtu si edhe muzetë dhe monumentet e kulturës.
President i Federatës së Turizmit në Spanjë, Gregorio García, tha se nuk do ketë një javë të shenjtë për sezonin turistik në Spanjë, pasi vetëm 12-14% të hoteleve po kryejnë aktualisht aktivitetin e tyre.
“Nuk ka javë të shenjtë, nuk kemi asnjë parashikim, pasi vetëm 12 deri në 14% të hoteleve janë hapur. Këto janë biznese familjare dhe gjithashtu janë në fuqi masat dhe mbylljet në disa provinca”, u shpreh z. García
Spanja do të heqë kufizimet për sa u përket fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar këtë të martë. Vendimi vjen pasi procesi i vaksinimit në Britani ka ecur me ritme të shpejtë, ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, masat anti-COVID në Britani e kanë bërë të paligjshëm udhëtimin turistik, përveç rasteve mjekësore dhe ato për arsye biznesi.
Për të gjithë ata shtetas jashtë Bashkimit Evropian, që do të udhëtojnë drejt Spanjës, masat anti-COVID janë sërish të aplikueshme deri në datën 30 prill.
GREQIA
Një tjetër destinacion i njohur është Greqia, e cila shpreson të tërheqë sa më shumë vizitorë që të shpëtojë sezonin turistik
Shteti fqinj, vendosi që të gjitha vaksinat, përfshi ato ruse dhe kineze, të përdoren për vaksinimin e popullsisë, teksa të gjithë turistët e vaksinuar do të mund të kalojnë lehtësisht në kufi, pa pasur nevojë të presin në radhë.
Ministri grek i turizimit, Harry Theoharis, u shpreh se shteti grek ka vendosur që të pranojë vaksinat lindore pasi nuk përbëjnë rrezik për shëndetin.
“Pas konsultimeve me ekspertët tanë, ne arritëm në përfundimin që vaksinat ruse dhe kineze nuk kanë asnjë rrezik shëndetësor. Ndërkohë që këto vaksina kanë nisur procesin e certifikimit në Bashkimin Evropian, ne kemi vendosur që të pranojmë të gjitha këto vaksina në vendin tonë”, u shpreh ministri grek.
Turizmi është ndër sektorët më të goditur nga Pandemia e COVID-19, ku numërohen edhe mijëra vende të humbura pune.
FRANCA
Kriza shëndetësore i kushtoi Parisit dhe rajoneve përreth 15.5 miliardë euro të ardhura vitin e kaluar për shkak të një “rënie historike të vizitorëve të huaj, sipas shifrave nga Komiteti Rajonal i Turizmit.
Në javët e fundit, turistët francezë kanë vizituar Andorrën. Edhe pse komplekset e skive janë të mbyllur për vizitorët nga jashtë, baret dhe restorantet janë të hapura.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











