Shqipëria
Rinis marrëveshja Itali-Shqipëri, 49 persona pritet të mbërrijnë nesër

49 persona u shpëtuan në det dhe u hipën në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri, ku do të nisin procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale, pas operacioneve për vlerësimin e kushteve për emigrantët ilegalë.
Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy muajsh, transmeton Albinfo.ch.
Transferimi i emigrantëve në qendrat përtej Adriatikut për një riatdhesim më të shpejtë, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës “Cassiopea”, e cila tashmë monitoron detin në Lampeduza.
Ajo pritet të mbërrijë nesër në brigjet shqiptare dhe sipas medias italiane do të ketë në bord 49 emigrantë, përcjell TCH.
Në rastet e mëparshme, gjatë periudhës tetor-nëntor, ka qenë anija “Libra” ajo që sillte emigrantët, por 20 azilkërkuesit e dërguar në qendrat e Gjadrit u liruan me vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që refuzuan paraburgimet.
Këtë herë qeveria shpreson për një rezultat më të mirë. Tani ata që do të vendosin nuk do të jenë më magjistratët e seksionit të emigracionit, por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, siç parashikon ligji i ri i kërkuar nga ekzekutivi dhe që ka hyrë në fuqi më 11 janar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës Vjenë, 14 shkurt 2025 – Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘Aleksandër Moisiu’, në...
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
-
Zyra e Migracionit lejoi të kthehet në Zvicër kosovarin e dënuar shumëfish
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton shitje dhe fitime më të ulëta në 2024-ën Gjigandi zviceran, Nestlé raportoi fitime më të ulëta në 2024 për shkak të kushteve të dobëta...
-
Mungesa e autobusëve zëvendësues çon në kaos të SBB
-
Mungesë e shtretërve dhe staf i sëmurë, spitalet “në krizë” nga vala e gripit
-
A është efektiv ndalimi i thirrjeve nga siguruesit shëndetësorë?
-
Binaghi: Historia ka treguar se Zvicra është një vend me njerëz të lumtur