Muzikë
Rita Ora befasohet në radion britanike, moderatori ishte shqiptar
Ja përshëndetja që bëjnë me njëri-tjetrin (Video)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është befasuar së fundmi me prezencën e një bashkëkombësi në një radio në Skoci, transmeton albinfo.ch.
Këngëtarja ishte duke dhënë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë, kur mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat, emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci, ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen – me një përshëndetje në gjuhën shqipe.
“Mirëngjesi, Rita, mirë se erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip “Mirëmëngjesi”.
E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj. “Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.
https://www.instagram.com/p/C7wOjg_KDLj/
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











