Rita Ora “çon në qiell” shefin e saj Jay Z.

“Ai është një shef madhështor. Jay kujdeset për artistët e vet, dhe kjo e dallon atë nga të gjithë të tjerët”

Superylli britanik me rrënjë nga Kosova Rita Ora nuk kursen lëvdatat për shefin e saj në produksionin “Roc Nation”, Jay Z.  “Ai më ka dhënë tre vjet kohë për ta përfunduar albumin tim. Prej tyre dy vjet vetëm për të gjetur veten dhe një vit për incizimet”, ka thënë 21 vjeçarja e bukur për revistën britanike “More”. Me këtë rast ajo ka nënvizuar se “në kohën që po jetojmë një gjë e tillë nuk është e zakonshme për arsyen e thejshtë se nuk ka mjaft para. Por Jay më ka besuar”.

Asaj i pëlqen së tepërmi bashkëpunimi me shefin dhe yllin e rapit Ja Z. “Ne, thjeshtë, jemi në të njëjtat gjatësi valësh. Ai është shenjtar (në horoskop) dhe unë jam shenjtare”, ka thënë ajo duke qeshur dhe ka shtuar me admirim: “Ai është një shef madhështor. Jay kujdeset për artistët e vet, për biznesin e vet dhe për atë se si ndjehen të tjerët. Kjo e dallon atë nga të gjithë të tjerët”.

Dhe, bashkëpunimi i shqiptares me Ja Z. po i jep frytet: singli i Rita Oras “R.I.P.” është ngritur në toplistat e Anglisë nga zeroja në pozicionin numër një. Pastaj ajo po e shoqëron bendin “Coldplay” në turneun e tij.

Ndonëse i pëlqejnë krahasimet që i bëhen me Rihana-n, Rita thotë se idhull i saj i vërtetë në muzikë është Gwen Stefani. “Unë dua atë. Mua më pëlqen gjithkush që sillet me besim të plotë në veten”.

Se kur Rita Ora do ta editojë albumin e saj të parë, nuk është vendosur ende.