Lajme
Rita Ora: Duam ta vëmë në dukje afërsinë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Rita Ora është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin i kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen koncertit të nesërm (6 shtator), që do të festojë Tiranën si ‘Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’.
Mes emocioneve për rikthimin në Tiranë, shqiptarja e famshme shprehu krenarinë për origjinën e saj shqiptare dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë.
“Kur vij këtu dua të sjell me vete frymëzim dhe argëtim, dhe gjithmonë kam bërë maksimumin. Nuk ka rëndësi nga vjen, kush je, je burrë apo grua, ndjesia është e tillë që, nëse ti je krenar për prejardhjen, ajo që mund të bësh është ta bësh të njohur vendlindjen tënde”.
“E kam besuar gjithmonë këtë dhe prindërit e mi ma kanë thënë çdo herë. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë derisa të jem gjallë. Ne duam të vëmë në dukje afërsinë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe të bërit së bashku tregon mbështetjen tonë, për komunitetet tona”, deklaroi Rita Ora.
Veliaj e ka falënderuar Ritën për shembullin pozitiv që u jep të rinjve dhe të rejave shqiptare duke theksuar se ajo është shembulli se si përmes punës dhe sakrificës arrihen gjërat e mëdha në jetë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër Qirinjtë, gatimi dhe fishekzjarrët i bëjnë festat festive, por edhe më të rrezikshme, paralajmëron siguruesi zviceran... -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau









