Rita Ora, më 26 maj te Rinora 4
Ajo paraprakisht performon në koncertin e grupit të madh rock-pop "Coldplay" në stadiumin Letzigrund të Cyrihut
Rita Ora përfundmisht vjen në Cyrih
Këngëtarja e popullarizuar shqiptare-britanike Rita Ora (Sahatçiu) më 26 maj vjen në Cyrih. Përveç në koncertin e grupit të madh rock-pop “Coldplay” në stadiumin Letzigrund të Cyrihut, ku ajo do të do të paraqitet para grupit në fjalë, Rita do të performojë edhe në Klubin e njohur shqiptar të Cyrihut “Rinora4”. Këtë e ka konfirmuar për albinfo.ch edhe njëri nga pronarët e klubit, Shaban Konxheli, i cili ardhjen e këngëtares së njohur e pati paralajmëruar edhe në intervistën e publikuar para një muaji në albinfo.
“Rita Ora më në fund do të jetë mysafire jona. Duke qenë se është afirmuar shumë dhe ka shumë fansa edhe në mesin e vizitorëve tanë, ne kemi bërë përpjekje tash sa kohë që ta kemi mysafire në klubin tonë. Dhe shansi më i mirë na u ofrua kur ajo hyri në programin e grupit Coldplay që mbahet më 26 maj në Cyrih. Të gjitha ulëset e stadiumit tashmë janë të shitura”, thotë Konxheli. Ndërsa në Rinora4, Rita Ora vjen rreth orës 24.00, kohë kjo kur edhe zakonisht fillojnë mbrëmjet muzikore në këtë klub.
“Ia kemi dalë që në konkurrencë të disa klubeve të m ëdha të Cyrihut si “Kaufleute” etj. ta “fitojmë” garën për Rita Orën”, shprehet i kënaqur Konxheli.
Ai thotë se për shkaqe që merren me mend, çmimi i hyrjes në Rinora4 në mbrëmjen e 26 majit do të jetë pak më i lartë se zakonisht. Por Konxheli nuk na e jep shifrën që Rinora është dashur ta paguajë për të sjellë këngëtaren e njohur në botë, në klubin më të njohur shqiptar të Zvicrës dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur 20 Minuten i dha lamtumirën versionit të saj të shtypur sot me një botim special. Gazeta... -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike












