Muzikë
Rita Ora tregon për vështirësitë e të qenit refugjate
Ajo foli hapur për të qenit refugjat dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar detaje nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka pozuar për revistën “ELLE Spain”, ndërsa ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë dhe se si muzika e ndihmoi që të kalonte këtë pjesë të jetës. Rita është larguar nga Kosova në vitin 1991 dhe u rrit në Notting Hill.
Ajo foli hapur për të qenit refugjat dhe tha: “Po, të qenit refugjat ishte pjesa më e vështirë, por muzika më ndihmoi shumë për t’u përballur me atë ndjenjë. Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë.
Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja, ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën.
Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”. /abcnews.al
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











