CH-Ballkani
Roaming mbetet në vendet e Ballkanit
Qytetarët që jetojnë në Maqedoni dhe këtë verë duhet t’i ndalin telefonat kur ata shkojnë me pushime në vendet evropiane. Në samitin në Sofjes, Bashkimi Evropian nuk e ka hequr roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç shpresonin vendet e Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë. Evropianët kanë vendosur të fillojnë procesin e reduktimit të çmimeve, por nuk ka ndonjë afat specifik kur kjo mund të ndodhë.
Ministria e Shoqërisë së Informacionit tha se samiti i Bashkimit Evropian ka ndarë 30 milionë euro për investime në rrjetet për rajonin dhe në ndërkohë një plan për të ulur çmimet.
“Informatat e fundit i kemi marrë në kontakt me komisionerin e BE-së, Maria Gabriel, që afati kohor specifik dhe masat për zbatimin e aktiviteteve të lidhura me uljen e çmimeve të roaming-ut do të paraqiten më 26 qershor në sallën dixhitale në Sofje të BE-së për Ballkanit Perëndimor”, thonë nga ministria shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Operatorët celularë thonë se deri më tani askush nuk u ka kërkuar të fillojnë procedurën për uljen e tarifave.
Që nga viti 2014 Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina kanë nisur iniciativa për të hequr roamingin në vendet e Bashkimit Evropian. Deri tani, çdo përpjekje e tillë ishte e pasuksesshme. Pasi Bullgaria ka marrë përsipër Presidencën e BE-së, vendi ka riaktivizuar këtë iniciativë.
Deri më tani Maqedonia ka arritur të ulë koston e roaming-ut me Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











