E-Diaspora
Robin (Haxhi) Krasniqi: Jam gati për fitore!
27 vjeçari kosovar me nënshtetësi gjermane beson se do ta fitojë këtë sfidë drejt luftës për titullin e kampionit të botës në “WBA”, ku pritet të ndeshet me Jurgen Brahmer
Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane Haxhi Krasniqi (i njohur edhe me emrin Robin) është i gatshëm për fitoren e radhës. Ai rikthehet në ring këtë të shtunë për t’i kryqëzuar duart me boksierin polak Dariusz Sek.
Kanë mbetur edhe pak orë para duelit të boksit profesionist mes bokësierit kosovar Robin Haxhi Krasniqit dhe polakut Dariusz Sek. Numri 2 i botës në kategorinë gjysmë të rëndë, Krasniqi rikthehet sonte (20 dhjetor) pas pesë vitesh para publikut të Munihut.
Meçin që do të zhvillohet në sallën “Ballhaus Forum” në hotelin “Dolce” pritet ta përcjellin mbi 3000 shikues, shqiptarë dhe gjermanë. Në duelin profesionist të radhës, junikasi do të mundohet të mbrojë titujt e tij WBA Continental dhe WBO International.
“ I kam bërë të gjitha përgatitjet e mundshme!”. “Jam gati për të mboshtur kundërshtarin!” “Edhe pak orë na ndajnë nga fitorja e madhe!”, janë postimet e fundit që Haxhi Krasniqi ka postuar në rrjetet e tij sociale duke kërkuar mbështetjen e gjithë simpatizuesve të tij, transmeton “albinfo.ch”
27 vjeçari kosovar me nënshtetësi gjermane beson se do ta fitojë këtë sfidë për të hapur rrugën në luftën për titullin e kampionit të botës në “WBA”, ku pritet të ndeshet pastaj me Jurgen Brahmer.
Sfida e sotme mes Krasniqit dhe polakut Dariusz Sek nis në orën 22.00 dhe transmetohet edhe në televizionin publik të Kosovës “RTK1”
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












