Kuriozitete
Roboti që ndihmon fëmijët e sëmurë
Fëmijët e sëmurë tani mund të ‘vizitojnë’ kafshët në kopshtin zoologjik të Poznanit nga shtretërit e tyre në spital me ndihmën e Leos, një robot që rrotullohet nëpër kopshtin zoologjik.
Leos u konceptua nga polaku Lukasz Bodnarowski, djali i të cilit Borys u diagnostikua me një sëmundje gjenetike të muskujve para një viti. Bodnarowski tha se konsideroi lënien e punonjësit në një fondacion për arinj të egër për t’u kujdesur për Borysin, por që djali i tij, i cili kishte distrofi muskulore Duchenne, iu lut atij që të mos heqë dorë nga puna e tij. Bodnarowski gjithashtu organizoi ngjarje në kopshtin zoologjik për fëmijët e sëmurë, me ndihmën e Leos. Roboti emrin Leos e ka marë nga futbollisti Leo Messi, që është i preferuar i Borys, përcjell albinfo.ch.
Roboti kontrollohet nga një kompjuter ose pajisje mobile dhe shoqërohet nga një vullnetar i cili shpjegon faktet për kafshët tek fëmija që e kontrollon atë. Leo mund të hyjë në zonat e kopshtit zoologjik të cilat në përgjithësi janë jashtë kufijve të vizitorëve, duke u lejuar fëmijëve të sëmurë të shohin jetën e kopshtit zoologjik “prapa skenave”. Leos është pritur ngrohtësisht nga stafi dhe pacientët e spitalit klinik Wiktor Dega në Poznan, të cilët kanë testuar pajisjen gjatë dy muajve të fundit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua















