Lajme
Rohan: Jo bisedimeve të veçanta për veriun
Rohan tha se veriu duhet të integrohet në Kosovë në bazë të planit Ahtisaari
Albert Rohan, ish zëvendës i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, i tha Zërit të Amerikës se çështja e veriut të Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë procesi të veçantë negociatash, por ajo mund të debatohet në kuadër të bisedimeve aktuale Kosovë – Serbi.
Rohan tha se veriu duhet të integrohet në Kosovë në bazë të planit Ahtisaari, i cili siguron një shkallë të lartë të vetëqeverisjes së komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, kjo çështje i ka dy aspekte.”Moszbatimi në veri, që është një çështje e veçantë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit është zbatuar gjerësisht. Ka disa gjëra që duhet të bëhen posaçërisht në çështjen e gjuhëve, përkatësisht përdorimin e gjuhës serbe në shenjat topografike dhe gjëra të tilla. Pra, ka disa gjëra që duhet të bëhen por, në përgjithësi, jam i kënaqur”, ka thënë Rohan.Ish dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan është pritur sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












