Lajme
Rohan: Për veriun të bisedohet edhe me Beogradin
"Procesi i dialogut mund të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, pasi sipas tij është e qartë se problemi i Veriut ekziston"
Kosova duhet të bisedojë me njerëzit në veri të vendit, por është e natyrshme që në këto bisedime të përfshihet edhe Beogradi, pasi që ka ndikim të madh në atë pjesë, vlerëson ambasadori Albert Rohan.
Ish zëvendësi i të dërguarit të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisaari, në një intervistë për “Express”, ka thënë se procesi i dialogut mund të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, pasi sipas tij është e qartë se problemi i Veriut ekziston, përndryshe nuk do të flitej për të. Mirëpo, sipas tij, çfarëdo zgjidhjeje, nuk duhet të dalë jashtë Planit të Ahtisaarit.
“Unë mendoj se duhet të kemi parasysh situatën realiste, që duhet të jetë se Qeveria e Kosovës, ngjashëm si UNMIK-u para saj, nuk ka kontroll të plotë në komunat veriore të Kosovës. Dhe, kjo duhet të ndryshojë, që këto komuna të riintegrohen në Kosovë. Partneri kryesor në dialog duhet të jenë njerëzit të cilët jetojnë në Veri. Problemi është se liderët atje nuk janë bashkëpunues, dhe bëhet e vështirë që dialogu të zhvillohet me njerëzit atje” ka deklaruar Rohan.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












