Integrimi
“Romeo e Gjulieta”, në versionin Kosovë-Bolivi
Në natën e 3 korrikut 2011 kosovarët, babë e bir kishin rrahur dy të rinjtë e dashuruar, duke u shkaktuar plagë
Rasti që ka ndodhur në Traunstein të Gjermanisë ngjan me historinë e Romeos dhe Gjulietës. Babai, një ksoovar i moshës 50 vjeçare nuk pajtohej me lidhjen e të bijës, 20 vjeçe, me një të ri nga Bolivia. Për këtë arsye, ai, bashkë me të birin 28 vjeçar, ka rrahur në mënyrë brutale çiftin fatkeq.
Si epilog i kësaj, dje është shqiptuar gjykimi për të dytë, në Gjykatën e këtij qyteti.
Në natën e 3 korrikut 2011 babë e bir kishin rrahur dy të rinjtë, duke u shkaktuar plagë të konsiderueshme. 28 vjeçari, veç kësaj, ka goditur edhe makinën e bolivianit.
Trupi gjykues i ka shqiptuar djalit një dënim prej 11 muajve heqje lirie, me kusht për tri vite. Veç kësaj, ai duhet ta dorëzojë patentshoferin, të paguajë një dënim me të holla prej 2000 eurosh dhe të kompensojë dëmin e shkaktuar.
Ndërkaq, babai ka marrë vetëm një dënim në të holla, në lartësi prej 2000 eurosh.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










