Lajme
Ronaldo i shndërron në spitale hotelet e veta dhe i paguan doktorët
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta, për njerëzit e prekur me koronavirus, dhe për më tepër t’i paguajë mjekët dhe punëtorët.
Kjo sëmundje, e njohur si COVID-19, i ka ndalë të gjitha aktivitetet sportive, për shkak se është duke u shpërndarë shumë shpejt nëpër Evropë, transmeton Gazeta Express.
Italia është shteti më i godituri nga koronavirusi në Evropë, pasi mbi 15 mijë persona janë infektuar me sëmundjen.
Sipas gazetës spanjolle MARCA, Ronaldo planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta në atdheun e vet Portugali, për t’u ndihmuar njerëzve të infektuar me koronavirus, të cilët do të trajtoheshin falas.
Për më tepër, raportohet se portugezi do t’i paguante edhe mjekët dhe punëtorët e përfshirë në trajtimin e pacientëve të infektuar.
Portugalia nuk është prekur nga koronavirusi si vendet e tjera evropiane, pasi deri tani i ka regjistruar vetëm 78 raste me këtë sëmundje.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












