Sport
Ronaldo realizon ëndrrën
Cristiano Ronaldo pas fitores ndaj Uellsit ka thënë se e ka ëndërruar një gjë të tillë, pasi Portugalia u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
“Është diçka që e kemi ëndërruar që nga fillimi. E dinim që do të jetë rrugë e gjatë dhe jemi akoma në garë. Kemi besuar që nga fillimi. Kemi pasur probleme të mëdha, por është siç kam thënë gjithmonë: është më mirë të nisësh ngadalë dhe të kesh fund pozitiv. Lojtarët e kanë merituar, trajneri e meriton. Edhe stafi mjekësor po ashtu. Ata kanë bërë punë të jashtëzakonshme me lojtarët. Nuk kemi fituar akoma asgjë, por ëndrra është gjallë”, ka thënë Ronaldo pas fitores ndaj Uellsit.
“Shpresoj që pas finales të qesh dhe të kem lot gëzimi. Gjithmonë kam thënë se ëndrra ime është të fitoj një trofe me Portugalinë. Jemi afër dhe besoj se do të fitojmë. Me punë, përkushtim dhe shpirt e sakrificë, të cilën e kam treguar në gjithë karrierën time”, ka shtuar ai.
Ronaldo është vetëm një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane. Por, portugezi tashmë ka shkruar emrin në historinë e futbollit evropian dhe botëror. ‘CR7’ tashmë është futbollisti që ka shënuar në shtatë gara të mëdha me kombëtaren. Ronaldo ka shënuar në katër Kampionate Evropiane dhe tre Botërore, të cilën gjë askush nuk e ka bërë në kombëtaren portugeze.
Portugalia në finalen e së dielës në Saint Denis do ta pret fituesin mes Francës dhe Gjermanisë, i cili takim do të zhvillohet sot me fillim në ora 21:00.
Gareth Bale dhe Uellsi u mposhtën 2:0 nga Portugalia në “Euro 2016”, duke i dhënë fund debutimit në Evropian në fazën e gjysmëfinaleve. Bale pas ndeshjes ka thënë se është shumë i dëshpëruar. “Është e vështirë të analizosh tani, por sigurisht jemi të zhgënjyer. Duhet të jemi krenarë dhe të mendojmë për të ecur përpara. Kemi dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












