Sport
Rrahje në fushë mes lojtarëve të Versoix 2 dhe Kosova GE 2
Viktima kryesore e kësaj përleshje të dhunshme është ende në spital. Raporti mjekësor ka zbuluar goditjet e pranuara: pesë brinjë të thyer, mushkëri të perforuar. Sa për ndeshjen, ajo nuk vazhdoi dhe më në fund u ndërpre nga gjyqtari
Ndeshja për titullin e kampionit në mes ekipeve Versoix 2 dhe Kosova GE 2 është dashur të ndërpritet për shkak të një zënke të madhe.
Udhëheqësit e të dy ekipeve po përgatiteshin të pinë kafen e miqësisë, kur ndeshja para syve të tyre doli tërësisht nga kontrolli.
“Gjatë tërë ndeshjes nuk ka pasur gjeste të shëmtuara. Gjyqtari e referoi mirë ndeshjen”, shpjegon Simon Pidancet, kryetar i FC Versoix, i cili precizon se marrëdhëniet në mes dy ekipeve kanë qenë shumë të mira. “Askush nuk ka mundur ta paramendojë një zhvillim të tillë të ngjarjeve”.
Deri në minutën 85 gjithçka ishte qetë, shkruan “Tribune de Geneve”, përcjell Albinfo.ch.
Në atë moment, FC Versoix udhëhiqte me rezultat 2:0 në ndeshjen barazh për titullin e kampionit në ligën e katërt rajonale. Alban Ramiqi e zbutë epërsinë duke shënuar golin e shpresës në minutën 86 (2:1).
Ndërkohë që topi po vendosej në rrethin e qendrës, në anën tjetër të fushës rritet tensioni. Sipas presidentit të Versoix, futbollisti Altine Fall ka qenë viktimë e “fyerjeve raciste”. Ai ka reaguar duke pështyrë në kundërshtarin e tij dhe pastaj duke imituar gjestin e një goditje topi.
“Gjatë dhjetë sekondave, morëm pjesë në një linçim kolektiv”, shpjegon Simon Pidancet. “Ne po mbështetemi në fotot: 19 lojtarë nxituan në fushë për të sulmuar Fall. Dy njerëz e mbanin atë dhe një tjetër po e rrihte me një kallam”, thotë presidenti i klubit amator.
Viktima kryesore e kësaj përleshje të dhunshme është ende në spital. Raporti mjekësor ka zbuluar goditjet e pranuara: pesë brinjë të thyer, mushkëri të perforuar. Sa për ndeshjen, ajo nuk vazhdoi dhe më në fund u ndërpre nga gjyqtari.
“Fall po festonte ditëlindjen ditën e diel. Ai as nuk ka pasur qëllim për të hyrë në fushë, por trajneri ka dashur t’ia zbukurojë ditën dhe ta bëjë të lumtur. Brenda dy muajve pritet të bëhet baba. Ne mund të kishim një baba të ardhshëm të vdekur në fushë”, ka përfunduar Simon Pidancet.
Në anën e FC Kosova GE 2, preferohet të mos reagohet vrullshëm. “Dëgjuam menjëherë për lojtarin. Ne do të diskutojmë me klubin Versoix të hënën në orën 10 para se të reagojmë në shtyp”, ka pohuar nënkryetari i klubit, Qamil Sejdiju.
https://twitter.com/JeremieHenriod/status/1005919346483482630?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tdg.ch%2Fsports%2Ffootball%2Fbagarre-4e-ligue-aurait-pu-mort-terrain%2Fstory%2F12969525
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












